Askush nuk e ka ditur

Mediale Vip

Askush nuk e ka ditur

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 15:48
Margot Robbie

Margot Robbie është në martesë sekrete që tri vjet me regjisorin britanik.

Aktorja australiane, e njohur nga 'Wolf of  Wall Street', ka bërë të ditur vitin e kaluar se është martuar, por duket se këtë e kishte bërë shumë kohë më herët.

Margot Robbie (27) në dhjetor të vitit të kaluar në Instagram publikoi fotografinë, ku konfirmoi se është martuar me regjisorin Tom Ackerley (27).

Por, burimet thonë se një mysafir i festivalit të filmit Hamptons kishte thënë se aktorja ka konfirmuar se martesa e saj ka ndodhur që tri vjet.

Margot dhe Tom u martuan në Australi para 50 miqve dhe të afërmve. Kamerat dhe telefonat ishin të ndaluar.

Çifti ishte njohur në vitin 2013 gjatë dramës "Suite Française".

“Nuk ka ndryshuar shumë qëkur jemi martuar”, ka thënë kohë më parë Margot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat