Marina sapo na tregoi se i ka dhënë fund me sportin një herë e përgjithmonë!

Mediale Vip

Marina sapo na tregoi se i ka dhënë fund me sportin një herë e përgjithmonë!

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 18:26
Marina Vjollca

Pas disa muajsh diskutimesh e komentesh mbi kalimin e saj të bujshëm nga Top Channel në Klan, moderatorja Marina Vjollca u përpoq që të zbulonte sa më pak detaje nga programi i saj i ri. “C’est la vie” do të jetë titulli i programit të saj të ri i cili nuk ka filluar ende. Duket se muaji i mjaltit ka përfunduar, e Marina ka ndarë me ndjekësit spotin e programit, për të cilin zbulon se fillon në orën tetë të mbrëmjes.

“Më lër të fle, programi fillon në tetë të darkës”, i thotë moderatorja nga shtrati papagallit që e zgjon, si dhe gjuan me jastëk televizorin në të cilin po shfaqet një ndeshje futbolli me zë të lartë. Marina i ka dhënë fund njëherë e mirë me futbollin, e tani është koha për emisionin e ri, një spektakël me garë muzikore.

Image
Marina Vjollca
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat