Bjork akuzon Fon Trir për ngacmim seksual

Mediale Vip

Bjork akuzon Fon Trir për ngacmim seksual

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:00
Bjork

Këngëtarja islandeze Bjork ka akuzuar regjisorin danez Lars fon Trir, se e kishte ngacmuar seksualisht.

Bjork në profilin e saj në Facebook ka thënë se kjo ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit “Vallëzimi në errësirë”.

Ajo nuk ka përmendur emrin e regjisorit, por pasi që bëhet fjalë për filmin e vetëm në të cilin ka luajtur, nuk ishte vështirë për të ditur se për cilin regjisor bëhet fjalë.

Bjork ka theksuar se regjisori ka pasur dhjetë persona të tjerë, të cilët i kanë mundësuar dhe e kanë inkurajuar të bëjë sjellje të tilla.

"Kur e kam refuzuar shumë herë, ai më ka dënuar dhe më ka karakterizuar si person të rëndë për bashkëpunim”, ka thënë Bjork.

Ajo në Kanë, në vitin 2000, ka marrë shpërblimin si aktorja më e mirë, por pas kësaj nuk është paraqitur më në skenë.

Lars fon Trir ka hedhur poshtë akuzat. Asistenti i tij për "Rolling Stone" ka thënë se danezi mohon akuzat dhe se nuk dëshiron të komentojë për më shumë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat