Kaltrina Selimi në një pozë të ëmbël me bashkëshortin

Mediale Vip

Kaltrina Selimi në një pozë të ëmbël me bashkëshortin

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 23:09
Kaltrina Selimi dhe Dritoni

Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi tash e sa kohë është zhvendosur me vendbanim në Londër, ku jeton me bashkëshortin dhe djalin e saj Tristanin.

Këto ditë, ajo është rikthyer në Kosovës, ku ka punuar në disa projekte të reja, si dhe ka shijuar kohën me familjarët e saj.

Mbrëmë (e hënë), Kaltrina ka qenë e pranishme në natën e dytë të dasmës së moderatorit Labi, i cili njihet edhe si mik i saj i ngushtë ndër vite.

Selimi është pak aktive në rrjetet sociale, dhe janë të rralla rastet kur publikon ndonjë fotografi nga përditshmëria e saj.

 

#wedding#Labi&Qendresa#dress# @donamatoshi

A post shared by Kaltrina Selimi (@selimikaltrina) on

Megjithatë së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një imazh ku shfaqet pranë bashkëshortit të saj, Dritonit, në dasmën e Labit.

Këngëtarja vezullonte në një fustan plot shkëlqim, teksa pozonte e buzëqeshur pranë bashkëshortit.

E njëjta, ka publikuar në Instagram edhe një video, ku shfaqet duke vallëzuar gjatë dasmës me fustanin e saj vezullues, teksa shijonte në maksimum atmosferën. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat