Arbana Osmani bën të lumtur babain e saj pas 19 viteve

Mediale Vip

Arbana Osmani bën të lumtur babain e saj pas 19 viteve

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 23:29
Arbana Osmani

Së shpejti në Top Channel do të nisë sezoni i dytë e programit “Dua të të bëj të lumtur” ku Arbana Osmani do të jetë jo vetëm moderatorja, por edhe është autorja e programit. Ndërkohë që data se kur programi do të nis ende nuk është e qartë, Arbana na ka njohur herë pas here me fotografi nga udhëtimet e saj nëpër Shqipëri apo botë, në përpjekjen e jashtëzakonshme për ‘të bërë të lumtur’ njerëz.

Por mesa duket këtë herë Arbana ka vendosur të bëjë të lumtur një nga personat më të dashur për të, të atit.

Ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale një foto së bashku me të atin, Demir Osmanin, ndërkohë që  ndodhen në vendin e tyre të origjinës në Maqellarë. “Rikthim ne Maqellare per here te pare pas 19 viteve per te bere babane tim te lumtur,”-shkruan Arbana krahas fotos së publikuar.

Nuk e dim nëse kjo domethënë se babai vërtetë do të jetë pjesë e emisionit apo është metaforë e Arbanës, për të shprehur emocionet e momentit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat