Pamela si vera, çdo herë e më seksi në pozat lakuriq

Mediale Vip

Pamela si vera, çdo herë e më seksi në pozat lakuriq

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:14
Pamela Anderson

Pamela Anderson është një ndër ikonat e kinematografisë botërore të filmit.

Biondina ka një numër të madh të filmave, por famën më të madhe e ka marrë me rolet në filmat Baywatch.

Ajo së fundi ka shprehur zhgënjimin me humbjen e jetës së themeluesit të revistës për meshkuj, “Playboy”, Hugh Hefner.

Por, javët e fundit 50-vjeçarja ka nisur të publikojë në rrjetet sociale një koleksion të madh të imazheve teksa shihet në poza të nxehta.

Image

Madje, në disa prej fotografive që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, Pamela shihet lakuriq në imazhet bardhezi.

Ndryshe, Anderson është përfolur kohët e fundit se është në lidhje me themeluesin e Wikileaks, Jusian Assange, por kjo nuk ishte aspak e vërtetë pasi që aktorja është parë në shoqëri të Adil Ramit.

Theksojmë se bukuroshja është parë në shkallët e stadiumit të skuadrës franceze të Marseilles, teksa ndiqte për së afërmi paraqitjen e të dashurit futbollist, Ramit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat