Zaimina konfirmon shtatzëninë, publikon foto nga vizita te gjinekologu

Mediale Vip

Zaimina konfirmon shtatzëninë, publikon foto nga vizita te gjinekologu

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 19:45
Zaimina Vasjari

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit, kjo për shkak të shtatzënisë së saj.

U hodhën hipoteza se këngëtarja nuk është shtatzënë, për arsyen yë fotografive që publikonte në rrjetet sociale, në të cilat dukej mjaft atraktive dhe nuk vërehej barku i rrumbullakët.'

Por, e vërteta është se ajo është shtatzënë, dhe se për momentin ndodhet në muajin e shtatë.

Këtë gjë Vasjari e ka vërtetuar përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej në konsultën me gjinekologun.

Ajo ka falënderuar edhe spitalin, në të cilin po merr trajtimin gjatë kësaj kohe, ku si rrjedhojë është duke kaluar një shtatzëni të lehtë.

Me këtë fotografi, Zamina vërteton se ndodhet në pritjen e ëmbël, dhe se viti 2018 do t’i japë asaj titullin e nënës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat