Aktorja thotë që ishte sulmuar seksualisht nga një regjisor

Mediale Vip

Aktorja thotë që ishte sulmuar seksualisht nga një regjisor

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 20:09
Molly Ringwald

Aktorja Molly Ringwald ka thënë se është sulmuar seksualisht nga një regjisor kur ajo ishte 14 vjeçare.

Ish-ikona e filmave për të rinj, e njohur për klasikët si “Sixteen Candles”, “The Breakfast Club” dhe “Pretty in Pink”, ka shkruar për The New Yorker lidhur me skandalin e fundit të Harvey Weinstein, si dhe ka pohuar se vetë ishte sulmuar seksualisht nga një regjisor filmash të cilin nuk e emëroi.

“Të gjithë duket se e kemi një tregim Harvey”, shkroi Ringwald.

“Secili pak më ndryshe por thelbësisht e njëjta temë dhe formulë neveritëse”, shtoi ajo.

Ajo më pas tha që kur kishte pasur vetëm 13 vjet, “një anëtar 50 vjeçar më tha që do të më mësonte se si të vallëzoj, dhe më pas u shtyp për mua me një ereksion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat