Capital T konfirmon: “MixTape” i ri vjen të premten e 27 tetorit

Mediale Vip

Capital T konfirmon: “MixTape” i ri vjen të premten e 27 tetorit

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 08:47
Capital T

Reperi i njohur Capital T ka konfirmuar se më datë 27 tetor do të sjellë “MixTape-in” e tij më të ri.

Ai ka bërë të ditur edhe më parë përmes rrjeteve sociale se tetori është muaji i befasisë së madhe për të, e që konsiston në publikim e projektit gjigant siç është “MixTape” i ri.

Përmes disa fotografive tri të publikuara (kolazh) në Instagram, Kapo bëri të ditur se datën dhe përmbajtjen e albumit të ri.

“‘MixTape’ do të publikohet më 27 tetor, një projekt me 15 këngë, solo dhe bashkëpunime. Shtrëngoni veten. Dimri po vjen…”, ka shkruar reperi Capital T në njoftimin e tij.

Ndryshe, këtë vit, ai ak qenë një prej reperëve më aktivë në tregun muzikor, duke publikuar shumë këngë e bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar të suksesshme, dhe kanë marrë pëlqyeshmërinë e publikut. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat