Babai i Dua Lipës kthehet në fiksimin e mediave të huaja

Mediale Vip

Babai i Dua Lipës kthehet në fiksimin e mediave të huaja

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 13:24
Dua dhe Dukagjin Lipa

Dua Lipa është për momentin një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Por, mediat e huaja kësaj radhe janë marrë me të atin e këngëtares, duke e përshkruar në aspektin fizik Dukagjin Lipën.

Një prej tyre është edhe “Buzzfeed”, i cili është një prej portaleve më të klikuar në mbarë botën.

“Buzzfeed” e ka kapur këtë detaj dhe e ka kthyer në një lajm me titull “Mos i thoni Duas, por ne e kemi fiksim babanë e saj”.

“Nëse po e lexoni këtë nga planeti Tokë jemi të sigurt që e njihni Dua Lipën, ose të paktën e keni dëgjuar njëherë hitin “New Rules”. Pasi e filloi si një adoleshente duke regjistruar covera në youtube, tani 22-vjeçarja ka firmosur një kontratë me “Warner Music Group”.

Më tutje në saje të shfrytëzuesve të rrjetit social Twitter, dimë një detaj rreth Dua Lipës, që besojmë se duhet të keni njohuri edhe ju: Babai i saj është shumë i pashëm.

Ndryshe, Dua ka kohë që ka publikuar këngën “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar rreth 420 milionë herë në YouTube.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat