Faris dhe Pratt, dy ish-partnerë shembullorë!

Mediale Vip

Faris dhe Pratt, dy ish-partnerë shembullorë!

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 14:31
Anna Faris dhe Chris Pratt

Lajmi për ndarjen e Anna Faris dhe Chris Pratt theu zemrat e shumë fansave, pasi shkëputja e tyre e papritur pas tetë vitesh martesë, nuk parashikohej nga askush. Nga ana tjetër, në prononcimin më të fundit të yjeve për People, mësuam jo pak nga periudha post-divorc mes Faris dhe Pratt…

Anna ka deklaruar se që pas ndarjes, marrëdhëniet e tyre shkojnë më së miri. “Ne kemi patur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer shoqërore”, ka deklaruar Faris. “Bëjmë gjithmonë shaka me njëri-tjetrin dhe Chriss vazhdon të më suportojë në maksimum”, ka shtuar aktorja, duke dhënë kështu shpresë për një rikthim sëbashku, të paktën në sytë e fansave.

Faris nuk ka nguruar të shtojë se mes tyre ka ende shumë adhurim dhe dashuri, dhe kjo është një e vërtetë e pashmamgshme. “I kuptoj të gjithë ata që besonin aq shumë në lumturinë tonë, pasi vërtetë ishim të lumtur”, ka shprehur Anna, teksa shpjegon se djali i tyre 5-vjeçar është ai që i bashkon tani më shumë se kurrë. Epo, çift shembullor Faris dhe Pratt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat