Lovato pranon se dikur kishte trafikuar drogë në aeroplan

Mediale Vip

Lovato pranon se dikur kishte trafikuar drogë në aeroplan

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 22:30
Demi Lovato

Demi Lovato (25) ka vendosur të ndryshojë mënyrën e jetës pasi kuptoi se po e braktisnin personat që kujdeseshin për të.

Demi në vitin 2010 kishte shkuar në rehabilitim për t’u shëruar nga alkooli, droga dhe çrregullimet me ushqim. Procesi kishte zgjatur shumë dhe në vitin 2012 ishte në gjendje edhe më të vështirë.

“Nuk ndoqa udhëzimet e mjekut. Kam trafikuar kokainë në aeroplanë. Dy muaj e kam përdorur çdo ditë”:, ka thënë këngëtarja.

Por, kjo nuk është pjesa më e keqe e gjithë asaj që kishte përjetuar Lovato.

“Një natë mora një dozë më të madhe të kokainës, të cilën e kam përzierë me Xanax. Përnjëherë zemra nisi të më rrahë me të madhe dhe jam frikësuar shumë”, tha ajo.

Tash këngëtarja e njohur amerikane thotë se i vjen turp kur kujton ato kohë.

“Më vjen turp të kujtoj se çfarë personi isha”, shprehet ajo.

Ajo ka shpërndarë fotografi në Instagram nga ajo periudhë dhe nga koha e tanishme. Dallimi është shumë i madh. Sot duket krejtësisht me shëndet të mirë, por ajo vazhdon të rikuperohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat