Afrona me mëngjes publikon foto të nxehtë nga pushimet

Mediale Vip

Afrona me mëngjes publikon foto të nxehtë nga pushimet

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 11:20
Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Ata kanë lënë për pak kohë anash të gjithë angazhimet.

Çifti i famshëm, këngëtari i njohur Blero dhe e dashura e tij Afrona Dika janë duke shijuar pushimet e tyre në Singapore.

Ka disa ditë që kanë shkuar atje, dhe të gjitha ato që po i përjetojnë, çifti po i publikojnë në rrjetet sociale.

Afrona gjithmonë është përfolur për bukurinë e linjat seksi.

Mirëpo, me këto imazhe që po publikon nga pushimet, ajo po habit të gjithë fansat e saj.

Modelja dhe blogerja e njohur me mëngjes ka publikuar një fotografi në bikini ku vë në pah gjoksin e saj.

Natyrisht, këto fotografi të nxehta po ia realizon i dashuri i saj Blero. 

Ndryshe, Blero e Afrona për shkak të rezervimit të pushimeve nuk kanë mundur të marrin pjesë në dasmën e moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labi, i cili u martua pak ditë më parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat