Historia që fshihet pas unazës së Kate Middleton

Mediale Vip

Historia që fshihet pas unazës së Kate Middleton

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 13:35
Princesha Diana dhe Princi Charles zgjodhën unazën e fejesës nga argjendari zyrtar mbretëror, Garrard, në shkurt të vitit 1981.

Pothuajse të gjithë e dinë se unaza e fejesës së Kate Middleton është përdorur nga nëna e Princit William, Princesha Diana, por ka një histori më pak të njohur që është zbuluar së fundi.

Rezulton se unaza e diamantit ka shumë histori prapa gurit të safirit 12-karat, që kap një vlerë prej 50.000 paund.

Princesha Diana dhe Princi Charles zgjodhën unazën e fejesës nga argjendari zyrtar mbretëror, Garrard, në shkurt të vitit 1981.

Ndërkohë që unazat e fejesës ishin punuar në mënyrë tradicionale, kjo unazë me gur safiri blu ishte, në fakt, vetëm një pjesë e koleksionit me pakicë të Garrard.

Cila është gjëja më interesante? Duket sikur Princi Charles ishte frymëzuar nga simboli mbretëror, kur zgjodhi këtë unazë: një karficë diamanti me gur safiri blu, që i përkiste mbretëreshës Viktoria.

Në 1840, Princi Albert kishte porositur argjendarin të krijonte një karficë për bashkëshorten e tij, Mbretëreshën Victoria. Më pas, karfica u përdor nga Mbretëresha Elizabet, e cila e përdor shumë shpesh edhe sot e kësaj dite.

Gjatë një interviste për Vogue, Sara Prentice, drejtoresha kreative e Garrard, zbuloi se: “Princi Charles kishte një ndikim të fuqishëm nga trashëgimia mbretërore kur erdhi në Garrard për të blerë unazën për Lady Diana. Unaza që u vendos për të, më vonë, u përdor edhe nga princi William për t’ia bërë dhuratë të fejuarës së tij”.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat