Hajnat hyjnë në vilën e Mariah Carey

Mediale Vip

Hajnat hyjnë në vilën e Mariah Carey

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 18:28
Mariah Carey

Hajnat kanë hyrë në vilën e Mariah Carey në Los Anxhelos dhe i kanë vjedhur gjëra të vlefshme në shumë prej 50 mijë dollarësh, transmeton KosovaPress.

Këngëtarja ka mbetur pa çanta dhe syza dielli. Mariah nuk ishte në rrezik, pasi që aktualisht po qëndron në Nju Jork.

Hajnat kanë çaktivizuar alarmin dhe truprojat nuk i kishin vërejtur me kohë. Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Mariah është e fundit në mesin e personave të famshëm, të cilët ishin cak i hajnave këtë vit.

Jason Derulo, David Spade, Emmy Rossum, Scott Disick, të gjithë janë plaçkitur gjatë vitit 2017. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat