Kim sërish në telashe me hajna

Mediale Vip

Kim sërish në telashe me hajna

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 21:21
Kim Kardashian dhe Kanyer West

Ekipi për siguri i Kim Kardashian dhe Kanyer West kanë nxjerrë armët nga brezi dhe i janë vënë pas një personi që kishte vandalizuar tri veturat e tyre luksoze.

Hajni thuhet se ka thyer tri vetura të çiftit të njohur që ishin të parkuara para shtëpisë së tyre, para se të ikte nga skena.

Organet e sigurisë kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot.

Thuhet se personi i dyshuar nuk ka mund të hyjë brenda në shtëpi, por ka dëmtuar veturat e parkuara, ku ka vjedhur një iPhone.

Sipas burimeve, personi i dyshuar është vërejtur në pronë nga rojat e sigurisë dhe se ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Kjo nuk është hera e parë që Kim dhe Kanye janë cak i hajnave.

Vitin e kaluar, Kim ishte plaçkitur në një hotel në Paris, ku hajnat i kishin marrë bizhuteri në vlerë 8.5 milionë funta.

Pesë persona të maskuar kishin hyrë me forcë në dhomën e yllit të realitetit, derisa ajo ishte në gjumë.

Kim më vonë kishte thënë se ka frikë për jetën e saj.

Përfaqësuesit e Kim dhe Kanye nuk janë deklaruar për media lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat