Akuza për përdhunim ndaj Weinsten problematike për policinë

Mediale Vip

Akuza për përdhunim ndaj Weinsten problematike për policinë

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 06:10
Harvey Weinstein

Akuzuesja për përdhunim e Harvey Weinstein, menjëherë pas raportimin të saj në polici ka dhënë një intervistë lidhur me këtë çështje.

E kjo po del të jetë problem për policinë e Los Angeles.

Ata kanë deklaruar që zakonisht çështjet të cilat bëhen publike nëpër media, janë problematike për jurinë dhe gjykatën.

Kjo ngaqë krijohet një perceptim për secilën palë, dhe kjo bën që motivet të bëhen problem për çështjen.

Avokati i akuzuese pritet të mbaj një konferencë për media gjatë ditës së sotme për të dhënë detaje.

Akuzuesja, një modele dhe aktore italiane, ka thënë që Weinstein e ka përdhunuar atë në një hotel në Beverly Hills në vitin 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat