Taylor pëlqen të gatuajë për të dashurin

Mediale Vip

Taylor pëlqen të gatuajë për të dashurin

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 13:47
Taylor Swift, Joe Alwyn

Taylor Swift thuhet se po i tregon aftësitë e saj të gatimit për të dashurin Joe Alwyn.

Këngëtarja 27-vjeçare dhe aktori 26-vjeçar britanik, janë “shumë në dashuri” me njëri-tjetrit dhe po e shijojnë romancën e tyre larg syve të publikut, shkruan Us Weekly.

“Ata kanë një marrëdhënie të cilët po e mbajnë në profil të ulët, dhe kjo i pëlqen Taylor”, tha një burim.

“Është shumë normale dhe askush nuk di për ta. Ata vetëm punojnë, shikojnë filma së bashku dhe kalojnë kohë me miqtë. Taylor pëlqen të gatuajë për të”.

Taylor dhe Joe fillimisht nxitën thashethemet e romancës në maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat