Rimerr veten dhe bën shaka

Mediale Vip

Rimerr veten dhe bën shaka

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 17:05
Melanie Griffith

Melanie Griffith: Qëkur jam ndarë nga Banderas nuk kam pasur sulme epileptike.

Aktorët ishin divorcuar para tri vjetësh dhe Melanie thotë se që nga ajo kohë ka gëzuar shëndet më të mirë.

Aktorja Melanie Griffith (60) ka zbuluar se është diagnostifikuar me epilepsi para gjashtë vjetësh. Ajo beson se njëra ndër arsyet e kësaj ishte stresi i madh.

“martesa ime ishte në gjendje tepër të keqe. Ishte kjo një periudhë shumë stresuese dhe kam pasur disa sulme derisa nuk më kanë diagnostifikuar me epilepsi”, tha Melanie.

Ajo ishte së bashku me Antonio Banderas (57) për 18 vjet. Ajo kishte dy sulme serioze në Cannes, ku ishte me Banderas, dhe pas kthimit në SHBA mori diagnozën.

“kam një terapi të mirë që tri vjet dhe nuk kam pasur më sulme”, ka thënë aktorja.

Ajo më vonë në Instagram ka sqaruar se është mahitur dhe se nuk dëshiron të fajësojë Antonion për sëmundjen e saj.

“E dua dhe gjithmonë do ta dua. Marr përgjegjësinë për shëndetin tim”, ka shkruar Melanie, e cila me Banderas ka vajzën Stella (21), ndërsa është nënë e Alexander (32) dhe Dakota (27), të cilët i ka nga martesat e mëhershme me Steven Bauer dhe Don Johnson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat