Djali i Jimmy Kimmel është shëruar tashmë

Mediale Vip

Djali i Jimmy Kimmel është shëruar tashmë

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 06:55
Jimmy Kimmel, Billy

Jimmy Kimmel ka publikuar një fotografi dhe ka bërë një përditsëim shëndetësor mbi djalin e tij Billy.

49-vjeçari, në orët e vona të natës, shfrytëzoi Twitter-in për të festuar gjashtëmujorin e djalit të tij.

“Billy është gjashtë muaj sot. Ai është i shëndetshëm, i lumtur dhe ne jemi shumë mirënjohës për lutjet, dëshirat dhe përkrahjen e juaj dhe spitaleve”, shkroi Jimmy.

Pas lindjes së Billy, prezantuesi zbuloi se djali i tij kishte nevojë për kirurgji vetëm tre ditë pas lindjes së tij, pasi mjekët zbuluan se ai nuk po merrte oksigjen mjaftueshëm, për shkak të problemeve me zemrën.

Image
Billy
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat