Nëse fejesa e Seldit dhe Mimozës ju erdhi papritur, kjo është surpriza e radhës

Mediale Vip

Nëse fejesa e Seldit dhe Mimozës ju erdhi papritur, kjo është surpriza e radhës

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 17:06
Mimoza dhe Seldi

Bëri mjaft bujë në rrjete sociale dhe pothuajse në të gjitha mediat online lajmi se këngëtarët Seldi dhe Mimoza e çuan në një hap tjetër marrëdhënien e tyre të dashurisë duke shpallur papritur fejesën.

Dyshja madje organizuan një festë me rrethin e ngushtë të familjarëve të tyre duke bërë realitet edhe traditën shqiptare të ndërrimit të unazave. Të dy kanë postuar shprehje dashurie për njëri tjetrin në Instagram, gjeste këto që na bëjnë të besojmë se ata janë majft të lumtur me njëri tjetrin.

 

Jeta ime ?? @seldi__qalliu

A post shared by MimozaShkodra (@mimozashkodra) on

E nëse fejesa e tyre na erdhi papritur, projeti i tyre i radhës profesional po vjen me një paralajmërim në fakt nga burime ekskluzive për Blitz.al: Seldi dhe Mimoza do të vijnë në një bashkëpunim këtë herë duke qenë në duet tek një këngë që të dy po bëjnë gati ta lançojnë.

Me siguri me popullaritetin që morën edhe më tepër prej ngjarjeve të fundit në jetën e tyre personale, ky projekt muzikor pritet të krijojë edhe më tepër bujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat