Shtohet misteri i vdekjes së gazetare Adela Xhamani, mjekët: E gjetëm me …

Mediale Vip

Shtohet misteri i vdekjes së gazetare Adela Xhamani, mjekët: E gjetëm me …

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 13:42
Adelajda Xhamani

Vdekja e papritur e gazetares Adelajda Xhamani është klasifikuar nga Policia si vdekje për shkaqe natyrore. Mjekët ligjorë, që bënë autopsinë mëngjesin e së dielës, paraprakisht dyshojnë për një arrest kardiak.

Ndonëse raporti përfundimtar i mjekëve ligjorë pritet të dalë brenda dy javësh, nga analizat paraprake, nuk rezulton të jenë gjetur elementë të huaj në organizëm, që mund të kenë shkaktuar vdekjen e saj. Megjithatë, nisur nga fakti se ajo ishte shumë e re, vetëm 31 vjeç, rasti është diskutuar gjerësisht në mediat online, ku janë ngritur edhe hipoteza e dyshime rreth vdekjes së Adelës.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë dje, nga komentimi i një komunikate paraprake të Policisë, ku thuhej se, “dyshohet se vuante nga epilepsia”. Megjithatë, në të njëjtën komunikatë, Policia e Tiranës thekson se po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes, shkak që përcaktohet vetëm nga mjekët ligjorë.

Nga një keqinterpretim i njoftimit të Policisë, që është diçka formale dhe procedurë standarde në raste të tilla, shumë e quajtën të nxituar komunikatën, duke këmbëngulur se epilepsia nuk është vdekjeprurëse.

Në fakt, as Policia nuk tha këtë, por nga deklarimi që i ishte marrë shoqes së Adelës, e cila kishte shprehur dyshime për një sëmundje të tillë, paçka se nuk ishte diagnostikuar, është përmendur procedurialisht si një sëmundje e mundshme që ajo mund të kishte. Përmendja e kësaj sëmundjeje, solli edhe reagimin e mjekëve.

Një prej mjekeve të QSUT, duke përjashtuar kategorikisht epilepsinë, hodhi edhe dyshime se dikush tjetër mund të ishte shkaktar. Burime nga grupi hetimor thanë se nga këqyrja e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Po ashtu, nga këqyrja e banesës nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë, që mund të ngrinte ndonjë pistë tjetër, veç asaj të vdekjes për shkaqe natyrore, shkruan sot gazetarja Etleva Deliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat