Martohen pas 12 vjet qëndrimi në lidhje

Mediale Vip

Martohen pas 12 vjet qëndrimi në lidhje

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 16:13
Jason Momoa dhe Lisa Bonet

Jason Momoa dhe Lisa Bonet zyrtarisht janë në martesë dhe serish të gjithë besojnë në dashuri.

Çifti i aktorëve ka dy fëmijë dhe janë martuar në fshehtësi pas 12 vjet qëndrimi në lidhje.

Ylli i serisë “Game of Thrones”, Jason Momoa (38), është martuar me partneren e tij Lisa Bonet (49), aktorja nga 'Cosby Show'.

“Mendova se kjo do të mbetet sekret, por ndonjë idiot ka folur dhe do ta gjej se kush ishte”, tha Momoa, i cili me Lisa ka vajzën Lola (10) dhe djalin Nako-Wolf (8).

Lisa me ish-bashkëshortin Lenny Kravitz (53) ka vajzën Zoe (28).

Ndryshe, Jason para disa vjetësh ka pranuar se pothuajse në gjithë jetën ka qenë i dashuruar në Lisa, të cilën për herë të parë e ka parë në 'Cosby Show'.

“Për herë të parë jemi njohur në vitin 2005dhe menjëherë kam menduar: 'E dua atë. Do ta marrë.' Këtë ia kam pranuar pasi që jemi bërë me fëmijë”, tha Jason.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat