Zbulohet gjinia e fëmijës së Adam Levine dhe Behati Prinsloo!

Mediale Vip

Zbulohet gjinia e fëmijës së Adam Levine dhe Behati Prinsloo!

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 17:33
Adam Levine dhe Behati Prinsloo

Ata janë një nga çiftet më të njohur të showbizit! Adam Levine, vokalisti i bandës “Maroon 5” dhe ylli i pasarelave Behati Prinsloo janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, pas vogëlushes Dusty Rose e cila erdhi në jetë në shtator të vitit 2016.

Levine, i ftuar tek programi i Ellen DeGeneres, mes muzikës ka folur edhe mbi pritjen e ëmbël të së shoqes. “Ajo është e mrekullueshme”, ka treguar ai, “Është një kampione bote. Nuk do ta kuptonit se është gati shtatë muajshe shtatzënë”.

Ai ka zbuluar se e bija Dusty Rose është një fëmijë tepër i qetë, ndryshe nga prindërit “Maniakë”. Ajo i qetëson edhe ata dhe u hedh vështrime sikur të donte t’u thoshte “Është e rëndësishme që të qetësoheni!”

Levine dhe Prinsloo janë sërish në pritje të një vajze dhe janë duke menduar për emrin e vogëlushes për të cilën kanë shumë ide në kokë. Këngëtarit i pëlqen idea e të pasurit shumë fëmijë.

“Behati ka qenë fëmijë i vetëm dhe do të preferonte të kishte 100 fëmijë, por nuk e di nëse i bëj dot”, ka treguar ai për Ellen DeGeneres Show. Hiti i fundit i bandës “Maroon 5” është “What lovers do”, pjesë e albumit “Red Pill Blues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat