Noizy i vjen në ndihmë familjes së varfër, do ju ndërtoj gjithë shtëpinë

Mediale Vip

Noizy i vjen në ndihmë familjes së varfër, do ju ndërtoj gjithë shtëpinë

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 23:42
Noizy

Emisioni “Opinion” ka patur në vëmendje ditën e sotme një familje  e cila jeton në kushte te vështira ekonomike.

Bëhet fjalë për familjen Bicaku e cila ndodhet në një fshat të Lushnjes, pikërisht në Thanasaj.

Të shumta kanë qenë ndihmat apo shumat që kanë ardhur në ndihmë të kësaj familje, por ajo që ka bërë më tepër përshtypje ka qenë gatishmëria e reperit te njohur Noizy i cili ka ofruar ndërtimin e të gjithë shtëpisë së kësaj familje të varfër. 

“Mblidhni çfarë ju kanë premtuar, por do ta ndërtojë unë shtëpinë të gjithën”, thuhej në mesazhin e Noizyt.

Por duke qenë së ndihmat e ardhura janë duke i plotësuar nevojat për ndërtimin e kësaj shtëpie, Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari ka sugjeruar një tjetër ide,  që të ardhurat e Noizyt të kalojnë për një familje tjetër sepse të tilla ka shumë në Shqipëri.

Kujtojmë që Noizy ka qenë i gatshëm të ofroj ndihmën e tij me shuma monetare në disa raste fakeqësie apo vështirësie ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat