Kate Hudson mohon zërat që e lidhin me Brad Pittin

Mediale Vip

Kate Hudson mohon zërat që e lidhin me Brad Pittin

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 19:52
Kate Hudson dhe Brad Pitt

Kate Hudson dhe Brad Pitt u raportua se kanë filluar një lidhje të re, por duket se asgjë nuk ka të vërtetë.

Ishte vet aktorja hollivudiane që hodhi poshtë këto zërat duke mohuar gjithçka rreth lajmeve, të cilat i cilësoi vetëm thashetheme.

“Ishte një thashetheme i çmendur”, tha aktorja në emisionin e “Watch What Happens Live” të Andy Cohenit.

“Për më tepër nuk e kam parë Bradin prej katër vitesh”, ka vijuar më tej artistja, duke e qartësuar edhe më tej situatën.

Theksojmë se aktorja 38-vjeçare aktualisht është në lidhje me muzikantin Fujiwaka gjersa Pitt muaj më parë është ndarë me Angelina Jolien, me të cilën ka nisur edhe procedurat juridike të shkurorëzimit.

Por tani e rëndësishme është vetëm diçka: Pitt dhe Hudson është thjeshtë një kombinim i pamundur!

Ndryshe, Pittin dhe Hudsonin do t’i shohim në ekranet e mëdha televizive me projekte të ndryshme filmike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat