Dukesha e Cambridge-it u kthehet angazhime mbretërore, merr fund shtatzënia e vështirë

Mediale Vip

Dukesha e Cambridge-it u kthehet angazhime mbretërore, merr fund shtatzënia e vështirë

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 20:14
Kate Middleton

Dukesha e Cambridge-it  duket se i ka superuar problemet e mëngjesit që shkakton shtatzënia.  Ajo u pa ditën e djeshme të ndiqte një tjetër aktivitet zyrtar. Ajo ndoqi hapjen e forumit të Shkollës së Liderve, të drejtuar nga fondacioni bamirës Place2Be.

Gjatë kësaj ngjarjeje, dukesha mbajti një fjalim dhe zbuloi që pas periudhës së vështirë të shtatzënisë, tani ajo mundet ta çojë princin George në shkollë.

Gjatë fjalimit, dukesha gjithashtu tregoi sesa e pasionuar ishte për të sjellë një ndryshim në jetën e fëmijëve. “Duke bashkëpunuar me specialistë si ju, ne po kërkojmë të sigurojmë akses informacioni dhe mjete praktike për të mbështetur mësuesit, prindërit dhe fëmijët që të flasin lehtësisht për shëndetin e tyre mendor e emocional. Ne të gjithë jemi këtu sepse ndajmë bindjen që çdo fëmijë meriton shansin për të përmbushur potencialin që ka.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat