Turjan Hyska kritik ndaj këngëve të Orindës: “Këtë e ka kot fare, s’më pëlqen”

Mediale Vip

Turjan Hyska kritik ndaj këngëve të Orindës: “Këtë e ka kot fare, s’më pëlqen”

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 21:03
Orinda Huta dhe Turjan Hyska

Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një ndër çiftet e showbiz-it shqiptar më të pëlqyer në vend. Në verë çifti i famshëm kurorëzoi dashurinë 10-vjeçare në një dasëm mes miqsh dhe shumë të ftuarish.

I ftuar në emisionin “Fun Day” në Intv, Turi është treguar me të vërtetë një bashkëshort shumë i sinqertë dhe ka marr ‘guxim’ të thojë edhe ato çfarë nuk i pëlqejnë tek Orinda.

Lidhur me prurjet muzikore të Orindës ai ka treguar se kënga “Oqean” është e preferuara e tij, por ka shtuar gjithashtu se është një këngë e Orindës nuk i pëlqen fare, madje thotë se është kot fare. Teksa përshkruan skenën e klipit Turi thotë se është një këngë ku ajo hipën mbi tavolinë etj..

Mos ndoshta arsyeja pse nuk i pëlqen kjo këngë është fakti se aty Orinda ka qenë më ekstravagante sesa Turi dëshiron?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat