Shakira me probleme shëndetësore, anulon koncertin në Gjermani

Mediale Vip

Shakira me probleme shëndetësore, anulon koncertin në Gjermani

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 08:00
Shakira

Shakira ka kohë që është përgatitur për një turne të gjatë të koncerteve anembanë globit.

Por duket se këngëtarja kolumbiane është detyruar të ri-caktojë datat prej fillimit.

E gjithë kjo pasi këngëtarja 40-vjeçare ka konfirmuar, se nuk do të jetë e pranishme në koncertin e parë të turneut në Koln të Gjermanisë, sepse ka probleme me zërin.

“Për fat të keq kemi konstatuar se i kam keq kordat vokale dhe si rezultat i kësaj, mjekët më kanë këshilluar të vazhdoj trajtimin për të shmangur ndonjë dëm më të madh. Si rrjedhojë, fatkeqësish do ta humbas koncertin e parë më 8 nëntor në Koln”, shkroi ajo.

Këngëtarja më tutje tha se ekipi i “Live Nation” është duke punuar shumë për të caktuar një datë të re, që të kthehem dhe të mbajë koncertin në Gjermani.

Theksojmë se koncerti i radhës për bashkëshorten e futbollistit, Gerard Pique, Shakirës është planifikuar për në 10 nëntor në Paris, i cili nuk dihet nëse do të realizohet.

Shakira prej disa kohësh është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat