Nëna e Getit feston ditëlindjen, reperi bën urim emocionues

Mediale Vip

Nëna e Getit feston ditëlindjen, reperi bën urim emocionues

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 09:08
Getoar Selimi

Getoar Selimi është duke përjetuar ditët më të veçanta të jetës.

Reperi i njohur shqiptar ka publikuar një foto të nënës së tij në rrjetin social Instagram, të nënës së tij Shpresës.

Është pikërisht nëna e Getit që po feston ditëlindjen dhe natyrisht se reperi ka bërë një urim mjaft special.

“Nane, nuk mjaftojnë orë, ditë,l muaj, vite dhe as krejt jeta ime, për të të falënderuar për gjithçka që ke bërë për mua. Urime ditëlindjen e shtrenjta ime nënë. Jetofsh edhe 100 vite të lumtura së bashku”, u shpreh geti në postimin e tij.

Ndryshe, reperi së fundmi solli këngën “Birthday”, që u pëlqye nga publiku në orët e para.

Getoar Selimi prezantoi nënën e tij pas dasmës, ku ai u kurorëzua me Marina Vjollcën. Aty janë shfaqur me imazhe mahnitëse si nusja me vjehrrën, ashtu edhe nëna me Getin, e dasma kushtoi afro 130 mijë euro, kurse dhuratat e Getit për nënën kanë qenë gjithnjë luksoze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat