DiCaprio as me 3.500 të brendshme femrash, 36 trëndafila të bardhë nuk mund t’ia fitojë zemrën Bella Hadidit

Mediale Vip

DiCaprio as me 3.500 të brendshme femrash, 36 trëndafila të bardhë nuk mund t’ia fitojë zemrën Bella Hadidit

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 09:07
Leonaro DiCaprio, Bella Hadid

Bella Hadid muaj më parë ka ndërprerë lidhjen me reperin The Weeknd, i cili ishte në lidhje me Selena Gomezin deri në javën e kaluar.

Por, bukuroshja palestineze edhe pse ‘single’ raportohet se ka refuzuar shumë ftesa, ku mesin e tyre është edhe aktori hollivudian, Leonaro DiCaprio.

Image
Bella Hadid dhe Leonardo DiCaprio gjatë takimit në festivalin e Kanës

Mediat amerikane shkruan sot se 20-vjeçarja ka shkëmbyer numrat e telefonit në festivalin e Kanës, por më tutje nuk ka pasur takime fizike me aktorin amerikan.

“Leonardo nuk është tipi i saj, pasi që ajo pëlqen meshkuj të tjerë”, tha një i burim i afërt për revistën amerikane “Heat”.

“Bellës i pëlqejnë muzikantët, prandaj nuk mendon për aktorin dhe me këtë duhet të pajtohet ai”, shton burimi.

Image
Rita Ora dhe Leonardo DiCaprio patën një bisedë të shkurtër

Gjithashtu thuhet se Leonardo i ka dërguar modeles së Victoria’s Secret “3.500 të brendshme femrash, 36 trëndafila të bardhë dhe një shishe Shampanjë”.

Por dhe pas këtyre dhuratave Bella nuk është tunduar aspak duke i thënë aktorit se ai duhet të përqëndrohet diku tjetër.

Kujtojmë se në festivalin e filmit në Francë, DiCaprio është takuar për shkurt edhe me Rita Orën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat