Besi: Xhensila nuk kënaqet me koncerte, koha për fëmijë

Mediale Vip

Besi: Xhensila nuk kënaqet me koncerte, koha për fëmijë

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 10:21
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Duket se komediani, Bes Kallaku, po ndikon shumë në karrierën e bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj.

Bukuroshja vazhdon të mbajë koncerte, e së fundmi madje performoi edhe në Prishtinë në 13Rooftop.

Megjithatë, sipas Bes Kallakut tash bashkëshortja e tij nuk ndjen më kënaqësi dhe se koha është të krijohet familja.

“Kur ta sjellë Zoti, por në punë jemi. E duam vërtet një fëmijë”.

“Xhensila tash nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. E ndjen dhe ka shprehur se është gati për familje”, u shpreh Besi në emisionin “Wake Up”.

Bes Kallaku dhe Xhensila i dhanë fund beqarisë në një dasmë shumë të përfolur dhe të kushtueshme me shumë të ftuar nga skena e shoubizit dhe politikës.

Besi vazhdon me angazhimet e tij televizive, kurse Xhensila konsiderohet prej këngëtareve më atraktive, ndonëse parashihet që të jetë më jashtë skenës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat