Skandali seksual, edhe Steven Seagal në listë

Mediale Vip

Skandali seksual, edhe Steven Seagal në listë

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:27
Portia de Rossi, Steven Segal

Aktori i filmave aksion, Steven Seagal, është akuzuar për ngacmim seksual nga aktorja Portia de Rossi.

Aktorja, që është e martuar me yllin televiziv, Ellen DeGeneres, pohon që Seagal “kishte hapur zingjirin e pantallonave të saj të lëkurës” përderisa po bisedonin para një audicioni.

“Audicioni im i fundit për një film të Steven Seagal ndodhi në zyrën e tij. Ai më tha sa e rëndësishme ishte që të ketë kimi edhe jashtë ekranit, më uli dhe hapi zingjirin e pantallonave të mia të lëkurës”, shkroi de Rossi në Twitter.

“Unë ika dhe thirra agjentin tim. E pashqetësuar, ajo mu përgjigj ‘epo, nuk e dija nëse ishte tipi yt’”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat