Carrie Underwood përlotet teksa performon për viktimat e Las Vegasit

Mediale Vip

Carrie Underwood përlotet teksa performon për viktimat e Las Vegasit

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:37
Carrie Underwood

Carrie Underwood përmes një performancë prekëse në “CMA Awards 2017” nderoi të gjithë ata që kemi humbur gjatë këtij viti.

Ajo mbrëmjen e kaluar këndoi “Softly dhe Tenderly” ndërsa në ekranin prapa saj shfaqeshin imazhet e yjeve më të mirë të muzikës të cilët fatkeqësisht ndërruan jetë këtë vit.

Afër fundit të performancës së saj, u shfaqën fotografitë e viktimave që humbën jetën gjatë masakrës së Las Vegas në Route 91 Harvest Music Festival. Underwood mezi mbante lotët derisa në ekran u paraqiten emrat dhe imazhet e më shumë se 50 njerëzve që më nuk jetonin.

Këngëtarë të tjerë si Chris Young dhe Linda Davis shkruan më pas në Twitter në mbështetje të dedikimit të ndjeshëm të Underwood.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat