Rrëfimi ndryshe i Adi Krastës, nuk lë pa ‘thumbuar’ edhe Luanën

Mediale Vip

Rrëfimi ndryshe i Adi Krastës, nuk lë pa ‘thumbuar’ edhe Luanën

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 09:37
Adi Krasta

Prezentatori Adi Krasta është i ftuari i javës i emisionit ‘Studio e hapur’ ku folur më shumë rreth aktualitetit në vend; një intervistë në disa dimensione e gazetarit që gjithmonë është cilësuar si njeri i fjalës së lirë.

Duke folur rreth ngjarjeve politike apo edhe sociale, në bisedë e sipër me Eni Vasilin ai nuk ka kaluar edhe pa ‘thumbuar’ Luanën. Kujtojmë këtu se në media qarkulloi lajme se ajo i ‘zuri vendin’ prezentatorit me programin e saj dhe kjo bëri që Krasta t’i shkëpuste marrëdhëniet me televizionin.

Duke folur për gazetarët dhe statusin e tyre në Shqipëri ai u shpreh mes rreshtash : ‘’Unë jam gazetar, në fakt jam prezentator,, prezentator spektaklesh. Bashkë me Luanën ne bëjmë gjëra të lehta, në dukje të parëndësishme.’’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat