Rita Ora, mbretëresha e MTV EMA: Nga Kosova drejt suksesit ndërkombëtar

Mediale Vip

Rita Ora, mbretëresha e MTV EMA: Nga Kosova drejt suksesit ndërkombëtar

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 14:01
Rita Ora

Pop-stari Rita Ora do të udhëheqë eventin e njohur në Londër, MTV EMA meqë rast e vlerëson si moment historik, duke ua kujtuar të tjerëve që është refugjate.

Të dielën, Rita do të prezantojë  MTV EMA 2017 në Wembley Arena në qytetin e saj, shkruan Corriere Della Sera.

“Do të shijoj momentin. Unë kurr nuk kam kursyer veten në punë apo edhe në marrëdhënien time me audiencën. Dhe kur të vijnë këto momente, ti e kupton se çdo përpjekje ka kuptim”, tha Rita për prestigjiozen italiane, Corriere Della Sera.

Në vitin 1991 Rita Ora ishte një fëmijë nga Kosova që iku bashkë me familje, ndërsa Jugosllavia po fillonte të shkatërrohej.

Sot, 26 vjet më vonë, Rita është pop-ylli më i njohur që është në mesin e kandidatëve për ‘mbretëreshën e popit’.

Ajo ka udhëhequr më parë edhe ‘X Factor UK’, ndërsa në MTV EMA, përveç se drejton eventin ajo është edhe e nominuar në një kategori.

Rita është e lindur në Prishtinë (kryeqyteti i Kosovës) nga prindërit shqiptarë: nëna psikiatre dhe babai ekonomist.

Presidenti i Kosovës e ka nderuar Ritën me titullin ambasadore nderi, ajo tregon se  ka marrë pjesë në fushtatat e ndërgjegjësimit të refugjatëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat