Shpërthen Elton Deda pas bujës së ngrirjes së vezëve të Bleonës: Masturbues, femra që s’keni pasur orgazmë

Mediale Vip

Shpërthen Elton Deda pas bujës së ngrirjes së vezëve të Bleonës: Masturbues, femra që s’keni pasur orgazmë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 20:15
Bleona Qereti

Një video e postuar nga Bleona Qereti në profilet e saj të rrjeteve sociale teksa tregonte hap pas hapi procesin e ngrirjes së vezëve për të shmangur shtatzëni në një periudhë të caktuar e për të lindur fëmijë kur të dëshirojë, ka ngjallur shumë reagim dhe ka pasur komente të shumtë nga ndjekësit e saj.

Ndërkaq në një postim në Facebook, këngëtari Elton Deda ka reaguar duke shkruar ndër të tjera se secili duhet të shikojë punën e tij dhe të mos merret me jetën e të tjerëve.

“Sapo u futa në këtë shtëpi virtuale të shpirtrave të sëmurë pashë një ulërimë perverse ndaj Bleonës. Të gjithë masturbuesit femrat ziliqare, që s’kanë patur asnjë orgazëm gjatë jetës, gjithë çunat kampionë që akoma nuk i hudhin naftë makinës, të gjithë u treguan tepër të zgjuar duke dhënë mendime të vyera. Vallaj jeni tepër simpatike. Nuk u morët kurrë me punët tuaja, prandaj ju tremb historia e termometrit”, ka shkruar Deda.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat