Ditëlindja e Leonadro DiCaprio: Ajo çfarë nuk keni ditur kurrë për aktorin

Mediale Vip

Ditëlindja e Leonadro DiCaprio: Ajo çfarë nuk keni ditur kurrë për aktorin

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 09:55
Leonadro DiCaprio

Aktori i njohur Leonadro DiCaprio ka festuar dje 43-vjetorin. Ne kemi vendosur që të mbledhim disa fakte mbi fituesin e çmimit Oskar.

1. Mamaja e DiCaprio vendosi që ta thërrasë Leonardo, sepse kur ishte shtatzënë me të shkoi në një muzë në Itali për të parë një pikturë të Leonardo da Vinçi.

Por njëherë ju është sugjeruar që të ndryshonte emrin e tij pasi një agjent u shpreh se emri “ishte shumë etnik’ dhe do ta kufizonte për të gjetur punë.

“Kur isha 11-vjeç ne shkuam te një agjent dhe donin të më ndryshonin emrin me Lenny Williams," tha DiCaprio për Shortlist.

2. Sharon Stone ishte aq e dëshpëruar për të pasur yllin Leonardo DiCaprio së bashku me të në filmin e vitit  1995 ‘The Quick and the Dead’, saqë ra dakord të paguante gjysmën e pagës së tij.

“Ai është kaq i mirë, do ta mbaja në kurriz nëse do të ishte e nevojshme. Do të jetë një nga aktorët më të mirë që kemi parë në dekada. Talenti i tij, dhurata e tij, është kaq e jashtëzakonshme,”-tha Sharon në atë periudhë.

3. DiCaprio është shumë selektiv në lidhje me filmat ku do të shfaqet dhe ka hedhur poshtë shumë role gjatë viteve.

4. Aktori i ka shpëtuar shumë herë vdekjes. Incident ii parë i ka ndodhur me peshkaqenë.

“Një peshkaqeni bardhë u hodh në kafazin tim ndërsa po zhytesha në Afrikën e Jugut. Ishte vetem pak cm larg kokës sime”-tha ai. Incidenti i dytë më ndodhi në fluturimin e Delta Airlines në Rusi. "Isha në businnes class dhe një motor shpërtheu përpara syve të mi.”

Çfarë pritet tani nga ylli i Hollywood?

DiCaprio aktualisht po punon me 3 filma. Ai është i vendosur të startojë me filmin The Black Hand. Dhe gjithashtu është duke u bashkëpunuar me regjisorin Martin Scorsese përsëri për dy filma të rinj, Roosevelt dhe Killers of the Floëer Moon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat