Greta Koçi ka një lajm për fansat

Mediale Vip

Greta Koçi ka një lajm për fansat

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 12:34
Greta Koçi

Me të hyrë në botën e biznesit shumëkush ka menduar që këngëtarja Greta Koçi do t'i lë pas angazhimet në muzikë.

Por, këngëtarja po e dëshmon të kundërtën pasi ajo po përgatit diçka të re për fansat e saj.

Përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram, Greta ka bërë të ditur që sapo ka përfunduar këngën dhe klipin më të ri që do ta lansojë shumë shpejt.

Duke i pyetur fansat se sa nga ta po e presin këngën më të re nga Greta, ajo shkroi “Kenga e re eshte gati …Klipi tashme perfundoj. Uroj qe te jete kenga me e dashur per ju  [????] ”.

“Nuk ka dashni”, është projekti i fundit që Greta e solli në muajin qershor të këtij viti dhe që ishte në bashkëpunim me Genc Prelvukajn.

Një person që po shihet si konkurrente e Gretës është motra e saj, Eni e cila është goxha aktive me projekte muzikore, një muaj më parë ka publikuar po ashtu këngë me Gencin me titull “Vetëm ti”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat