Ryan Giggs ka fjetur për vite të tëra me gruan e vëllait, tani lidhet me një bukuroshe të re

Mediale Vip

Ryan Giggs ka fjetur për vite të tëra me gruan e vëllait, tani lidhet me një bukuroshe të re

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 15:06
Stacey, Giggs dhe Natasha

Futbollisti i famshëm Ryan Giggs ka qenë temë e mediave të shumta për vite të tëra.

E gjithë kjo për shkak të të gjitha skandaleve që kalojë rreth jetës sentimentale.

Pas zbulimit të aferës me pjesëmarrësen e “Big Brother”, Imogen Thomas, u shfaq një histori e re skandaloze.

Në fakt, për tetë vjet rresht ish-legjenda e Manchester Unitedi kishte mashtruar bashkëshorten Stacey me gruan e vëllait të tij, Rhodryt – Natashan.

Madje, kjo e fundit zbuloi se në vitin 2011 kishte abortuar një fëmijë që e priste me Ryanin, një javë para dasmës me vëllanë e sportistit.

Gjatë marrëdhënies së tij me Natasha, Ryan u martua me gruan e tij, e cila u shkurorëzua së fundi pas shumë vitesh gjyqësore.

Por, futbollisti tani është në shënjestër të një skandali të ri. Me sa duket, uellsiani është lidhur me “showgirl”, Gemma Atkinson.

Ata janë parë gjithnjë e më shumë teksa argëtohen në shoqëri të njëri-tjetrit ndërsa kohët e fundit publikuar një fotografi të përbashkët gjatë darkë me disa miq të ngushtë.

“Me cilindo mashkull që shoqërohem, do të fillojnë shkrimet se ai është i dashuri im i ri”, tha Atkinson për mediat britanike në lidhje me këto shkrime.

Mbetet të shihet se sa ka të vërteta rreth kësaj romance, pasi që Giggs edhe në të kaluarën ka ditur të ndërrojë shumë shpesh partneret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat