‘Të bukurat signorina’ të Ramës… dy Zv.ministret ‘jetë nate’ në lokalet e ish-Bllokut

Mediale Vip

‘Të bukurat signorina’ të Ramës… dy Zv.ministret ‘jetë nate’ në lokalet e ish-Bllokut

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 22:11
Dy zv.ministret e reja të kabinetit ‘Rama 2’

Duket se mbledhja e qeverisë në Dibër dhe takimet me qytetarët i kanë lodhur dy zv.ministret e reja të kabinetit ‘Rama 2’, prandaj mbrëmjen e së shtunës rezervuan në lokalet e ish-Bllokut për ‘jetë nate’.

Është fjala për Ornela Çuçin, zv.ministre e Mjedisit dhe Artemis Dralon, zv.ministre e Jashtme. Për të parën nuk dihet me siguri nëse ka qenë apo jo në Dibër me Ramën, por e dyta ishte pasi gjatë gjithë kohës postonte në Facebook foto nga Dibra.

Por ka dhe diçka tjetër që i bashkon këto dy zv.ministre. Janë të dyja nga Gjirokastra dhe me siguri që njihen që prej kohës kur punonin në atë qytet.

Ornela Çuçi te Prefektura Gjirokastër, ndërsa Artemis Dralo zysh e gjuhës angleze në universitet.

Rama ‘peshkoi’ Çuçin fillimisht si këshilltare të tij pas mbrojtjes që ajo i bëri ligjit për importin e plehrave. Më pas e bëri zv.ministre të Mjedisit. Ndërsa Dralon e kishte kandidate për deputete në zonën e minoritetit në Dropull.

E bëri zv.ministre thjesht për ‘garniturë’, për t’i treguar fqinjëve se në qeverinë time ka edhe njerëz nga minoriteti grek.

Sidoqoftë, le të urojmë se mbrëmja e djeshme ka qenë vërtet e bukur për dy zv.ministret dhe e kanë shijuar jetën e natës në atë që konsiderohet si një prej lokaleve më të shtrenjta të ish-Bllokut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat