Dua Lipa është shpallur artistja e re më e mirë në ‘MTV EMA’

Mediale Vip

Dua Lipa është shpallur artistja e re më e mirë në ‘MTV EMA’

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 22:55
Dua Lipa

Një tjetër arritje e madhe për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo është shpallur artistja e re më e mirë në ceremoninë e ‘MTV Europe Music Awards’.

Në konkurrim për këtë çmim, 22-vjeçarja ishte në garë me yje, si Julia Michaels, Khalid, Kyle dhe Rag‘n’Bone Man.

Ndërsa çmimi shkoi për këngëtaren shqiptare, për të cilën viti 2017 ka qenë viti i arritjeve të mëdha.

“Artistja e re më e mirë në MTV EMA. Ju dua shumë, faleminderit shumë që më keni votuar mua!”.

“Jam shumë me fat! Faleminderit shumë”, ka shkruar Dua në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat