Vrasja e aktorit të njohur turk! Detaje tronditëse dalin nga autopsia e ish-të dashurës

Mediale Vip

Vrasja e aktorit të njohur turk! Detaje tronditëse dalin nga autopsia e ish-të dashurës

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 06:36
Vatan Sasmaz, Filiz Aker

Në muajin gusht bëri namin në mediat turke lajmi i vdekjes së aktorit të programit të njohur “Çocuklar Duymasan”.

Vatan Sasmaz i cili u vra nga ish-e dashura, Filiz Aker në një dhomë hoteli në Beshiktash. Kjo e fundit vrau edhe veten.

U dyshua se ata janë grindur me njëri-tjetrin dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohej nga dhoma e hotelit është qëlluar 4 herë nga pas shpine.

Së fundmi ka dalë edhe përgjigja e autopsisë së ish-të dashurës së aktorit. Sipas ekspertëve të Bordit të Ekspertizës Kimike ka rezultuar se gjaku i modeles ka pasur përqindje të lartë alkooli, përzier me ilaçe të forta që i përdorin vetëm të sëmurët psiqik.

Ndërkohë aktori ishte i martuar që prej vitit 2015 me Yasemin Adali e cila ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë kur Vatan Sasmaz u vra nga ish-e dashura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat