Big Mama kërkon burrë, ja kush i del garantues

Mediale Vip

Big Mama kërkon burrë, ja kush i del garantues

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 08:06
Big Mama

Edhe kjo mbrëmje e “C’est La Vie” nuk ka kaluar pa humor dhe batuta.

I tillë ishte edhe momenti kur juria e përbërë nga Aleksandër Lalo, Jenny Wheeles, Rovena Lule dhe Altin Goci, komentoi performancën e Big Mamës dhe Skerdi Farias.

Ishte pikërisht Maestro Lalo, i cili nuk la pa nxjerrë në pah një dëshirë të shprehur nga Big Mama, për të gjetur një burrë shqiptar. Madje ai kishte një zgjidhje tepër origjinale, një telefonatë tek “Aldo Morning Show”

Maestro: Ju kërkonit burrë shqiptar apo jo? Po ju keni Aldon te Klani, ai jua gjen menjëherë, tek emisioni i mëngjesit.

Big Mama: Maestro do bëhesh shkesi?

Maestro: Po s’ka nevojë mi, të rregullon vetë ai, dy numra celulari…

Ky moment padyshim u shoqërua me brohorima e duartrokitje nga publiku. Edhe performanca e dy konkurrentëve, që sollën muzikë popullore e ngriti sallën në skenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat