The Weeknd kapet me ish të dashurën e Justin Bieber

Mediale Vip

The Weeknd kapet me ish të dashurën e Justin Bieber

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 08:31
The Weeknd me ish të dashurën e Justin Bieber

The Weeknd duket se harroi Selena Gomez, pasi që tashmë është parë me ish të dashurën e Justin Bieber.

Këngëtari 27-vjeçar u pa duke dalë nga një klub me Yovanna Ventura, të premten në Beverly Hills, California.

Abel dhe Yovanna u fotografuan teksa ishin të ulur në pjesën e pasme të një makine, pas festës ku ishin bashkë.

“Weeknd ishte atje dorë për dorë me Yovanna Ventura, gjatë gjithë natës”, tha një burim për Us Weekly. “Ata erdhën së bashku, po mbanin duart, dhe kudo që lëviznin mbanin duart”.

Ndërkaq në anën tjetër, Selena është rikthyer me ish të dashurin e saj Justin Bieber, pasi që të dy u panë disa herë së bashku gjatë javëve të fundit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat