E pyesin gjithmonë pse nuk martohet, Leonora Jakupi u “mbyll gojën” të gjithëve

Mediale Vip

E pyesin gjithmonë pse nuk martohet, Leonora Jakupi u “mbyll gojën” të gjithëve

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 16:08
Leonora Jakupi

Leonora Jakupi,  këngëtarja  e cila numëron shumë vite në skenë, asnjëherë nuk ka folur për jetën e saj personale.  Duke e mbajtur shumë hermetike këtë pjesë,   nuk është bërë kurrë   publike  asgjë rreth mashkullit që Leonora ka në krah.

Në një intervistë për  “Mirage” , gjatë dasmës së Labinot Gashit, këngëtarja pranoi se kishte në plan të martohej së shpejti.  Por pse kjo dasmë ishte vonuar kaq shumë? Arsyen e ka zbuluar vetë Leonora  së fundmi.

“Ajo që ndoshta më ka shtyrë që të mos e marr këtë vendim tash e sa kohë, ka qenë pikërisht ajo lidhja shumë e fortë dhe e ngushtë me familjen time. Gjithmonë kam pasur  frikën se nëse martohem largohem prej mamit, prej vëllait, prej motrës. Po më duket sikur ndryshoj jetë, sikur po bëhem njeri tjetër. Kam menduar dhe vazhdoj të mendoj që ata kanë ende nevojë për mua.”-u shpreh Jakupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat