Afërdita Dreshaj me dedikim emocionues kujton gjyshen që e humbi

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj me dedikim emocionues kujton gjyshen që e humbi

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 20:45
Afërdita Dreshaj

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj prej disa vitesh është larguar nga trevat shqiptare, dhe është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo jeton atje së bashku me të dashurin e saj, hokeistin çek, Jakub Kindl.

Dreshaj është distancuar paksa nga karriera e saj muzikore këto vitet e fundit, ndërsa vazhdon të jetë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Dreshaj ka bërë të ditur se fatkeqësisht gjyshja e saj ka ndërruar jetë, ndërsa i ka dedikuar një shkrim emocionues në InstaStory.

“Ishte shumë e vështirë të të thoja lamtumirë. Ti gjithmonë e ke ditur dashurinë që kam pasur për ty. Ndoshta shpirti yt po prehet në paqe. Engjulli im. Gjyshja ime…” (sic.), ka shkruar Dreshaj në Instagram. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat