"Fola, fola" vjen nga Gasper Nrecaj, këngë e dashurisë e kënduar plot ndjenja

Mediale Vip

"Fola, fola" vjen nga Gasper Nrecaj, këngë e dashurisë e kënduar plot ndjenja

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 15 nëntor 2017 Në ora: 22:26
Gasper Nrecaj

Është nga ata zëra që ke dëshirë ti dëgjosh, por që deri më tani nuk e kemi parë shpesh me këngë e videoklipe. "Fola Fola", vjen me videoklip të realizuar profesionalisht nga produksioni "MProduction". Fjala është për Gasper Nrecaj, i cili sapo ka lansuar videoklipin e këngës me titull "Fola fola".

Se projekti ka premisat e hitit, e dëshmon lista e bashkëpunëtorëve. Nrecaj ka vendosur të jetë më prezent me këngë e videoklipe dhe kënga me titull "Fola fola" do të jetë një depërtim i fuqishëm në botën muzikore. Muzika dhe teksti janë punuar nga Ilir Berani, që cilësohet si mjeshtër hitesh, ndëkraq orkestrimi është bërë nga Ardian Kastrati. Këngëtari jeton e vepron në Gjermani, më afër publikut kosovar është gjatë sezonit të verës, ku i bënë më të bukura mbrëmjet e dasmat e shumë njerëzve.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat