Drake ndërpret koncertin: “Do vij e do të të zhdëp në dru!”

Mediale Vip

Drake ndërpret koncertin: “Do vij e do të të zhdëp në dru!”

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 18:58
Drake

Drake njihet për natyrën e tij pozitive, madje jo pak kjo pjesë është diskutuar me humor. Edhe pse mes rrymës pop dhe hip-hop, këngëtari nuk prononcohet në stereotipin e ‘të fortit’; përkundrazi! Vetëm pak ditë më parë, mediat sociale shpërthyen në lajme se Drake po koleksionon çantat Hermes Birkin për gruan e tij të ardhshme, me pak fjalë është edhe bashkëshorti i ëndrrave…

Përpos kësaj, artisti është mesa duket mbrojtës i flaktë i femrave. Gjatë koncertit të fundit në Australi, Drake ka vënë re një mashkull duuke ngacmuar vajzat në mënyrë të papërshtatshme në publik. Këngëtari ka ndërprerë performimin dhe ka bërtitur: “Nëse nuk ndalon së prekuri vajzat, do të zbres aty poshtë dhe do të t’i thyej turinjtë!”

Drake nuk e ka lënë me kaq, duke kërcënuar me inat: “Nuk po tallem, më kupton?! Po vazhdove t’i prekësh, do të zbres e do të të zhdëp në dru!” Publiku ka shpërthyer brohorima, duke e vlerësuar dyfish më shumë këngëtarin. E në fakt, vërtetë për t’u duartrokitur, apo jo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat