The Weeknd akoma i dashuruar me Bella Hadid

Mediale Vip

The Weeknd akoma i dashuruar me Bella Hadid

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 12:37
The Weeknd dhe Bella Hadid

Duket sikur një nga çiftet më të përfolura në Hollywood janë rikthyer sërish bashkë, 1 vit pas ndarjes. Burime të afërta me reperin kanadez thanë për E!,se ai është akoma i dashuruar me yllin e pasarelave Bella Hadid dhe ndjen se gjithmonë do të jenë të lidhur shpirtërisht me njëri-tjetrin.

Ky lajm vjen pai ishi i Selena Gomez është fotografuar duke dalë nga apartamenti i supermodeles në NYC mbrëmjen e së martës.

27-vjeçari, pas ndarjes nga Selena e cila nga ana tjetër është rikthyer me dashurinë e saj të vjetër Justin Bieber, kërkon me ngul që ti fitojë sërish zemrën Bellës.

Ata filluan të takoheshin në vitin 2015, morën një pushim në dhjetor të të njëjtit vit dhe më pas u rikthyen me njëri-tjetrin në shkurt të 2016 dhe debutuan  së bashku si çift në Grammy Awards.

Po çifti u nda në dhjetor dhe The Weeknd po përpiqet të ndezë përsëri romancën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat